Shteti Bektashi, një pretekst. Peka ngre dyshime: Qëllimi është statusi i Kishës Serbe në Kosovë
Gjatë fundjavës u bë publike ideja e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë, i ngjashëm me modelin e Vatikanit. Për të folur më shumë lidhur me këtë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ndodhet eksperti në çështjet e sigurisë, Avenir Peka i cili jep këndvështrimin e tij në qëllimin e kësaj lëvizje.
Peka shprehet se përmes kësaj po bëhet përpjekje që të krijohet precedenti për statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë. Kjo sipas ekspertit hap lojë tjetër,atë të krijimit të një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës.
Avenir Peka: E para njëherë jo vetëm që nuk ka Amëerikë pas kësaj, por ështëq tërësisht anti-amerikane, sepse synimi kryesor që kanë Shtetët e Bashkuara të Amerikës edhe NATO në rajon është stabiliteti. Kjo vetëm stavilitetit nuk i intereson .E para njëherë, Baba Mondi të flejë i qetë sepse kjo nuk ka për të ndodhur se nuk e lejojnë shqiptarët. E dyta ai duhet të ketë kujdes që të mos lejojë as joshjen dhe as shantazhin për tu bërë pjesë e lojërave anti-kombëtare dhe anti-shtetërore të Edi Ramës. E treta ai aty u shpreh se mund të më konsiderojnë të çmendur. Ai jo vetëm që është i çmendur, por është një palaço që përfshihet në këto.
Blendi Fevziu: Po çfarë qëndron pas kësaj, a mund të më japësh një shpjegim?
Avenir Peka: Ajo që qëndron pas kësaj është kjo, e para ai do të krijojë precedentin për statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë. Po të shikosh historikun e përfshirjes së Edi Ramës në Kosovë është e para përfshirja e tij për ndryshimin e kufijve, e dyta për Ballkanin e Hapur që ishte një konfederatë e re jugosllave, e treta futi hundët edhe te statusi i asiociacionit të Komunave serbe dhe tani fut hundët këtu. Tani cila është çështja? Statusi i Kishës Serbe në Kosovë është çështja më delikate për të ardhmen e Kosovës jo vetëm për sot, jo vetëm për dekadat e ardhshme, por edhe për shekujt e ardhshëm. E dyta pas marrëveshjes…
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që Rama po ndihmon serbët…
Avenir Peka: Absolutisht është lojë më e madhe kjo. Pas marrëveshjes së Brukselit dhe anekseve të Ohrit, statusi definitiv i Kishës Serbe mbetet për tu diskutuar. Ajo që deri sot ka qenë kërkesa maksimale e Serbisë në raport me kishën Serbe në Kosovë ka qenë statusi i ekstraterritorialiteti në Kosovë. Kërkesa maksimale që është bashkëbiseduar ka qenë ekstraterritorialiteti i Kishës Serbe, kjo këtu hap lojë tjetër, hap lojën e një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës. Nuk ka lidhje fare me bektashinjt. Bektashinjt po përdoren./opinion.al