Qytetari denoncon: Eurosig po më vjedh
Saturday, 28 September 2024 12:44
Një qytetar ka denoncuar kompaninë e sigurimeve “Eurosig” për shkak të vonesave në dhënien e dëmshpërblimeve dhe mungesën e komunikimit. Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se në muajin korrik ka pësuar një aksident dhe megjithëse shuma e kompensimit është vendosur para më shumë se një muaji, pagesa ende nuk është kryer.
“I kam kontaktuar në mënyrë të përsëritur, por nuk ka asnjë përgjigje. Shikojnë mesazhet, por nuk kthejnë përgjigje,” thekson qytetari, i cili pohon se pa shkuar fizikisht në zyrat e kompanisë, është e pamundur të marrë ndonjë përgjigje nga Eurosig.
Ai përmend gjithashtu se ka komunikuar me një agjent dëmesh për shumën prej 70,000 lekësh të reja, por ende asnjë përgjigje prej tyre.
Ai i ka dërguar edhe e-mail-e kompanisë, por sërish makina ka mbetur në servis dhe paratë s’i kanë kaluar ende.
Kjo sjellje e kompanisë së Kadri Morinajt, një oligarku të preferuar të qeverisë, është përshkruar nga qytetari si “vjedhje e pastër,” për shkak të zvarritjes së qëllimshme dhe mungesës së transparencës në procesin e dëmshpërblimit.
Ky rast, ashtu edhe si shumë të tjerë, ngre pyetje të mëdha për përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kompanive të sigurimit në trajtimin e klientëve të tyre, duke i lënë ata në mëshirë të fatit dhe pa zgjidhje për muaj të tërë.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh si jeni Do me publikoni nje rast
Per kto sigurinet e makinave Per eurosig
As na pergjigjen asgje Qe ne korrik
Dhe akoma sjemi demshperblyer
Ka 1 muj e ca qe esht vendos shuma
Dhe nuk pagujn Mbi te gjitha nuk pergjigjen as ne telefon. Shikojn mesazhet dhe nuk kthejn pergjigje Vjedhje e paster dmth. Po patjeterkam qene te zyrat se pa shkuar te zyrat ske shanc te flasesh me keto Ky personi qe kam komunikuar ne wht esht agjente e demeve. 70 mije te reja. Shikoje emaili me daten 6 gusht. Ka pas 1 muaj makina e aksidentuar/JOQ