Lidhje


Behar Kaceli: Bektashinjtë janë përdorur historikisht nga politika. Nuk kanë teologë apo baballarë me formim të lartë teologjik

Behar Kaceli, specialist i historisë islame tha në studion e MCN Live se bektashinjtë janë përdorur gjithmonë politikisht, duke shtuar se kjo gjë vijon të ndodhë edhe sot.Sipas Kacelit, bektashinjtë nuk kanë teologë apo baballarë të një niveli me formim teologjik të lartë.

 

"Nga 1826 dhe në vazhdim, për fat të keq edhe më duhet ta deklaroj, këtu kemi përdorimin politik që i është bërë bektashinjve në mënyrë të vazhdueshme dhe sot e kësaj dite iu bëhet.

 

Kemi një shtresë të madhe bektashinjsh, dedë dhe baballarë që për fat të keq nuk kanë arsim fetar. Ata pretendojnë se besojnë në Kuran, por nuk dinë ta lexojnë Kuranin , pretendojnë se zbatojnë islamin, por janë shumë larg praktikave të islamit.

 

Vetë bektashinjtë duhet ta korrigjojnë këtë handikap të tyre, për momentin nuk është se kanë teologë apo baballarë të një niveli me formim teologjik të lartë"-tha Kaceli./MCN

XS
SM
MD
LG