Lidhje


Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari nga që shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës,  është arrestuar nga policia. Policia bë me dije se 31-vjeçari aksidentoi 4 persona që po ecnin te vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre.

 

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

 
/albeu
XS
SM
MD
LG