Lidhje


Të fortët e Shkodrës dhunojnë policët brenda në komisariat

Një denoncim alarmant ka mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjës policie, i cili ka ndarë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në qytetin e Shkodrës. Sipas denoncuesit, rreth orës 14:00 të djelën e shkuar, njësia "Shqiponjat" ndaluan një automjet dhe e shoqëruan në komisariat. Pronari i mjetit, shtetasi Marjan Doçaj, me precendent penal të mëparshëm, u afrua pranë komisariatit dhe, në një akt të paprecedentë, hyri në ambientet e brendshme, ku sulmoi punonjësit e policisë.
 
Por, kjo nuk ishte e gjitha. Pak momente më vonë, persona të afërt me fisin Docaj hynë gjithashtu në komisariat, duke goditur një tjetër punonjës policie. Edhe pse ata u ndaluan nga shërbimet e tjera të policisë, shqetësimi i madh i uniformave blu qëndron tek fakti se pavarësisht arrestimit të tyre, të dyshuarit lirohen nga gjykatat.
 
 
Denoncuesi shtron pyetjen e drejtpërdrejtë: "Kush i mbron policët?". Ai shton se ngjarje të tilla shpesh mbahen të fshehta dhe se vetëm në rastet kur një punonjës policie humb jetën, ato raportohen publikisht.
 
 
"Na mundohena me punu, por kush na mbron ne?", përfundon ai denoncimin e tij.
 
 
Denoncimi i plotë i punonjësit të policisë:
 
 
"Pershendetje JOQ! Sot ora 14:00 shqiponjat Shkoder kan ndalu nje mjet e kan shoqeru komisariat dhe pas shoqerimit i zoti makines shtetasi Marjan Docaj (me precedent) vjen prane komisariatit dhe hyn ne ambjentet e komisarjatit godet punonjesit e policise,ndalohet arrestohet dhe perseri pas pak castesh persona prane fisit docaj hyjne ne ambjentet e komisarjatit dhe godasin nje tjeter punonjes policie. Ndalohen nga sherbimet tjera. Por shqetesimi eshte se policia i ndalon i arreston por dalin nga gjykata. Pyetja eshte kush i mbron policet? Jeni i vetmi burim i besushem. Na mundohena me punu por kush na mbron ne? Ngjarja mbahet e fshehte...Duhet vrare polici qe te raportohet..."
 
 
Policia e Shtetit supozohet të jetë shtylla e sigurisë së qytetarëve, por kur ata vetë janë të pambrojtur përballë kriminelëve, lind një shqetësim i madh për rendin dhe ligjin në vend, që ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme./JOQ
 
 
 
 
img class="x16dsc37" src="data:;base64," width="18" height="18" />
img class="x16dsc37" src="data:;base64," width="18" height="18" />
img class="x16dsc37" src="data:;base64," width="18" height="18" />
All reactions:
1K1K
 
XS
SM
MD
LG