Shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut i "humbet" emri dhe kombësia
Monday, 07 October 2024 09:18
Një vizitor në Muzeun Botëror të Vjenës ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po prezantohen artefaktet historike që i përkasin heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Shqiptari ndan zhgënjimin e tij me ndjekësit e JOQ, duke vënë në dukje se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, simbole kyçe të historisë kombëtare shqiptare, ishin të ekspozuara pa asnjë përmendje të nacionalitetit, emrit apo historisë së heroit kombëtar shqiptar.
Sipas tij, kjo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm nga vitet e mëparshme, kur historia dhe origjina e këtyre artefakteve përshkruheshin me detaje në ekspozitë. Vizitori theksoi se këto objekte mbeten ndër më të shikuarat dhe fotografuarat në seksionin e armëve dhe mburojave të muzeut, por trashëgimia shqiptare e tyre është fshirë nga përshkrimet.
“Është me të vërtetë turp, si për shtetin e Shqipërisë, ashtu edhe për Kosovën. Mendoj qe ësht në interesin e gjith kombit që të ndërmerret diqka qe kjo gjë te korrigjohet,”-u shpreh vizitori, duke kërkuar që të ndërmerren veprime për ta korrigjuar këtë situatë.
Ai theksoi se është në interesin e të gjithë kombit shqiptar që të sigurohet përfaqësimi i duhur i trashëgimisë së Skënderbeut në muzetë ndërkombëtare.
SHKRIMI I PLOTË:
Pershendetje JOQ
“Sot isha ne Muzeun Boteror te Vienes ku gjendet Shpata dhe Perkrenarja e heroit të Kombit Shqipetar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut .
Fakti që me bëri te ndihem keq ishte që në as një pik tek pershkrimi i Artefakteve Historike nuk përmendej as Hisotia e as Nacionaliteti e as Emri Shqipetar .
Gjë që para disa vitesh nuk ishte keshtu ku trregohej e pershkruhej Historia e prejardhja ne detaje .
Vlen te ceket se ishte një ndër objektet më të shiquara e fotografuara tek pjesa e Armëve dhe Mburojave të luftrave.
Me te vertet turp per Shtetin e Shqiperis e gjithashtu ate te Kosoves.”/JOQ