Lidhje


Përmbytjet shkaktuan dëme kolosale, kryebashkiaku i Vlorës,Ermal Dredha nuk do tia dijë!

Përmbytjet e fundjavës në Vlorë kanë shkaktuar dëme kolosale në dhjetëra shtëpi e biznese. Dëmtime të rënda nga vërshimi i ujit ka pësuar edhe infrastruktura në shumë prej lagjeve dhe rrugicave kryesore të qytetit bregdetar. Banorët e lagjes Kalaja i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugëve pas përmbytjeve masive. Ata thonë se prej 25 vitesh përballen me probleme të tilla dhe pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, rruga bëhet e pakalueshme, duke detyruar banorët të investojnë individualisht për të riparuar dhe shtruar rrugën, ndërkohë që bashkia nuk ka marrë asnjë hap për të zgjidhur këtë çështje.
 
 
Sipas tyre shkaku i këtyre problemeve është devijimi i rrjedhës së përroit, i bërë nga disa individë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në infrastrukturën e zonës. Banorët kërkojnë që Ermal Dredha, kryetari i bashkisë, të kthejë vëmendjen në këtë zonë dhe të marrë masa për shtrimin e rrugës që nuk është më shumë se 500 metra.
Ata thonë se është turp që në vitin 2024, një nga zonat më të bukura dhe turistike të Vlorës të vazhdojë të përballet me këto probleme infrastrukturore. Banorët kërkojnë një përgjigje dhe veprime konkrete nga autoritetet.
 
 
Denoncimi i qytetarit:
 
 
Pershendetje JOQ Doja te ndaja me ju nje shqetesim. Ne lagjien ku jetoj tek Kalaja ne Vlore kemi gjithmon te njejten situate prej 25 vitesh. Sa here qe bje shi i rrembyeshem, rrugen duhet ta shtrojme nga e para individualisht pasi bashkia nuk e ka marr mundimin as te vi njeher te interesohet edhe pse kemi ber kerkese per takim. Zanafilla e problemit eshte devijimi i rrjedhes se perroit te cilin e kane devijuar ne rruge disa persona. Do ti kerkoja Ermal Dredhes te kthej syte njeher edhe ketej, ta shtroj rrugen pasi 500 metra rruge jan. Jemi ne 2024 dhe eshte turp qe nje nga zonat me perl dhe turistike te Vlores te kete akoma keto probleme./JOQ
XS
SM
MD
LG