Lidhje


"500 euro ban, takohemi andej nga Miloti"/Si shiteshin maskat për kriminelët në tiktok

Albanian Mask, një faqe në Tik Tok që shiste maska silikoni tek persona të përfshirë në botën e krimit. Në faqe kishin vendosur nje numër ku shkruhej Kontakto në “Whats App” dhe numri ishte me prefiks të Kolumbisë. Gazetarët e Vetting kanë kontaktuar më këtë numër dhe kishin zhvilluar një bisedë me shitësin, i cili me sa tregon vetë ka bërë më qindra porosi.
 
 
VETTING: Përshëndetje! A keni gjendje si kjo maska e mëposhtme?
 
 
Shitësi i maskave: Kam një gjendje ma kanë prenotu, nëse vjen e merr mrena jave ta jap. Përndryshe vjen furnizimi për pesëmbëdhjetë ditë. 500 euro ban
VETTING: Per momentin jam ne Itali, sapo te kthehem. Furnizimi tjeter a vjen me me cmim me të lire apo 500 euro? Me duhet 1 perdorimshme.
 
 
Shitësi i maskave: 500 euro, furnizimi vonon se kto bahen me dor e cdo qime qe u ngjisin vonon, se per mu ta sjell qysh sot. Ti perdore sa te duash vlla kjo a cilsi tamam. As nuk griset as nuk i bje ngjyra. Sa vonon me ardh ti.
 
 
VETTING: Te them te drejtën une dua te vij sa me shpejte de keshtu i kam punet. Po bej planifikumet e mia e do nisem. Vetem nuk dua te dija njeri asgjë. As me njeh e as te njoh.
 
 
Shitësi i maskave: O vllai un prandaj spunoj me asnje lloj poste as nuk i marr lekt me bank kurr. Un tjap mallin, lekt ndor. Un jam shum shum korrekt. Prej teje du qe nese e ban si porosi. Mos tme lesh tu prit nrrug 3 or. Orar korrekt Vendin e lejm diku ku esht mir per te dy. Edhe shnet e tmira, kam ba qindra porosi.
 
 
VETTING: Ne rregull u mbyll do te vij e ta mbyllim. Vella nuk do te me presesh mos u bej merak se halli eshte i imi jo i joti.
 
 
Shitësi i maskave: Ok pres tme shkruash i dit para takimit/tvanews
XS
SM
MD
LG