Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk
Ditën e neserme rreth orës 11:00, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pritet që të bëjë inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë. Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë, e me pas do të largohet drejt Serbisë. Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.
Agjenda:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes
11:40 – 12:40
Takim koke me koke
12:40 – 13:40
Mbledhja e këshillit te bashkërendimit te nivelit te larte
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferenca për shtyp
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamisë së Namazgjasë
/albeu