Lidhje


Dënohet me burg Luiz Ejlli, akuzohet për falsifikim kur ishte noter

 

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, këngëtarin dhe fituesin e show-t Big Brother Albania. Ejlli u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

 

Sipas dosjes hetimore, A2 shkruan se Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.

 

Pavarësisht vendimit, çështja pritet të shkoje në Gjykatën e Apelit dhe nëse kjo e fundit konfirmon vendimin e dënimit, atëherë Luiz Ejlli duhet të vuaje një vit burgim për falsifikim dokumentesh. /A2 

XS
SM
MD
LG