Lidhje


Presidenti Erdogan mbërrin në Shqipëri

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në Tiranë, ku do të zhvillojë takime zyrtare, raporton Anadolu. Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, presidenti Erdoğan u prit me një ceremoni nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ambasadorja e Shqipërisë në Ankara, Blerta Kadzadej, Drejtoresha e Përgjithshme e Protokollit të Shtetit, Mamica Toska si dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe zyrtarë të tjerë.

 

Presidenti Erdoğan u nis drejt Zyrës Presidenciale për të zhvilluar takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan do të shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün./AA

 

XS
SM
MD
LG