Babë e bir dhunuan efektivin bashkiak, policia i arrestoi, Prokuroria e Vlorës urdhëron lirimin e tyre
Friday, 11 October 2024 09:27
Punonjësi i policisë bashkiake në Vlorë, Bruno Jazaj, u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet, ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës. Në reagimin e parë për gazetarin e News24 Erik Mehmeti, Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave. Pas ndalimit nga policia, mësohet se dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës.
Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Kristi dhe Todi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.
/albeu