Lidhje


E trishtë/U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil

“Shumë e vështirë është vetëm për mungesë të fëmijëve asgjë tjetër… ” Ky është Bardhyl Zabzuni, 74 vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.

 

I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakfrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshurave. “Unë kam gati dy vite që jetoj këtu, më solli vëllai. Kam qenë i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vëllain në Greqi e mori për një jetë më të mirë, iku me mori dhe kalamajt e ngela vetëm,” –thotë Bardhyli.

 

 “Nevojë kam shumë dhe kur shoh kalamaj që vijnë nxierr mallin e tyre…” –shprehet më tej i moshuari.

 

Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.

 

Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.

 

“Unë këtu kam gjet një familje, lash një familje atje dhe e gjeta këtu. Personeli është shumë i respektueshëm ,na trajtojnë sikur jemi ne prinderit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumë e vështirë por sa erdha ketu u rehatu shpirti, jam më ndryshe,” –tregon Bardhyli.

 

Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë./EN

XS
SM
MD
LG