Historia e trishtë e 25-vjeçarit: Aksidenti, i ngjashëm me vdekjen e 2 xhaxhallarëve
Ditën e djeshme, datë 10 tetor, Petro Piti, 25-vjeç humbi jetën në një aksident automobilistik, teksa ishte duke udhëtuar me një autobot që transportonte lëndë hidrokarbure. Si pasojë e përplasjes me një mjet bujqësor, i riu humbi jetën.
Gazetari Griseld Zenuni tha në një lidhje të drejpërdrejt në Euronews Now se 25-vjeçari nuk ishte i vetmi nga familja që kishte humbur jetën në aksident me autobot, pasi edhe dy xhaxhallarët e tij kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të tillë.
Më tej gazetari sqaroi se i riu menaxhonte vetë pikën e karburantiti, pasi dy vite më parë kishte humbur edhe babain, ku shkak mësohet të ketë qenë beteja me virusin Covid-19.
“Mjeti i aksidentuar është larguar tashmë, ndërkohë që pak minuta më parë ishin edhe disa familjarë që sapo ishin kthyer nga jashtë vendit. Vetë historia e familjeve është e dhimbshme sepse edhe dy xhaxhallarët e tj kanë humbur në një aksident, edhe ata në një aksident me autobot. Vetëm dy vite më parë edhe baba ii të ndjerit ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ishte vetë viktima e mori nën menaxhim pikën e karburantiti, ku edhe po transportonte naftë me autobot,” –tha gazetari./EN