Lidhje


Vjeshta rrit hemorragjitë cerebrale! Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 persona që kanë pësuar hemoragji në tru

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe ato të trurit dhe po ashtu hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë. Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT.

 

“Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave  rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut. Ndërsa tani për shkak se pacientet nuk shkojnë të ndërrojnë mjekimin bëjnë hiper tension çka çon në hemorragji cerebrale“-shprehet Entela Basha, mjeke neurologe.

 

Infarkti i trurit  dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që haseshin në mosha të treta por tanimë ka shumë të rinj .

 

“Më parë hasej tek 65 e lartë por tani e hasim edhe 30-35 vjeç”.

 

Por çfarë ka ndikuar  në shtimin e këtyre sëmundjeve kryesisht tek moshat e reja?

 

“Abuzimi me substanca, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit”.

 

Goditja cerebrale është e njëjtë me atakun ne zemër por në këtë rast ndodh ne tru. Nis me mpirje të fytyrës apo të gjymtyrëve marramendje dhe lodhje./beratitv

XS
SM
MD
LG