Lidhje


Korrupsioni/ 5 mijë € për zbutjen e masës së sigurisë në Apelin e Korçës

6 persona mes tyre edhe avokat po hetohen nga SPAK për një rast të dyshuar korrupsioni në Gjykatën e Apelit të Korçës, para se me hartën e re gjyqësore ky institucion të mbyllej. Ata akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë së posaçme Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Kozici e Artiana Kozici, kanë kërkuar një shume prej 5 mijë eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë, për zbutjen e masës së sigurimit të një shtetasi që hetohej për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Për 3 prej personave është caktuar masa e arrestit me burg nga gjykata e posaçme, për 1 arrest në shtëpi dhe për 2 detyrim paraqitje.

XS
SM
MD
LG