SPAK kërkon izolim total për Berishën: Të komunikojë vetëm me familjarët
– Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për GJKKO-në ndaj kryedemokratit Sali Berisha është zbardhur. Mësohet se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së, që Berisha të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë që gjithashtu kërkojnë që t’i ndalojnë komunikimin me mediat si dhe me persona të tjerë. Sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet që të komunikojë vetëm me familjarët që ndodhen në shtëpi me atë.
“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Burimi: Lapsi.al