Lidhje


“Kishte shenja rreth qafës”/ Pse vdiq 12-vjeçari në tiranë?! Ja çfarë thonë mjekët

Djali i mitur është gjetur në dhomë nga familjarët në gjendje të fikëti

 

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 12-vjeçar ndërroi jetë në QSUT. Teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të miturit, mësohet se ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte. Nga ana tjetër, mjekët deklarojnë se ai ka shkuar n spital pa shenja jete.

 

Pas kësaj, mësohet se djali i mitur është gjetur në dhomë nga familjarët në gjendje të fikëti. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi fëmija ka pasur edhe shenja rreth qafës, por ekspertët dhe prokurorët do jenë ata që do përcaktojnë pas ekzaminimeve shkaqet e vdekjes në mënyrë shkencore me ekspertizë mjeko-ligjore. Në pyetje do merren edhe familjarët e të miturit./beratitv

XS
SM
MD
LG