Lidhje


Veliaj ky "kursimtar" i pashoq i aseteve publike!: Pemët e zhvendosura nga autostrada Tiranë-Durrës do të mbillen në Parkun e Liqenit

Ka nisur zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës. Përmes. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar video nga ky operacion, për të cilin thotë se garanton ruajtjen e mjedisit gjatë punimeve të infrastrukturës. Pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.

 
“Me fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, ka nisur zhvendosja e të gjitha pemëve, të cilat do të mbillen në hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera”, shkruan Veliaj.
 
/tvklan.al
XS
SM
MD
LG