Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës, Henri Haxhiraj
Wednesday, 16 October 2024 08:49
Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, i cili ditën e djeshme qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij. 37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Qytet Studenti. Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj. Ishte vetë këngëtarja që ndau lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.
Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, duke u përqendruar në faktorët personalë dhe profesionalë që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të kryer vetëvrasje./voxnews