Nëse konsumoni açuget e Gjergj Lucës, me shumë mundësi do hani edhe miza
Për ju që s’e njihni, Gjergj Luca është një nga oligarkët, i cili ka përfituar shumë nga qeveria e Edi Ramës dhe e vetmja gjë që ka bërë është servilizmi. Me kompaninë e tij ai ka pjesën më të madhe të sipërfaqeve ujore për peshkim, por edhe shumë prona shtetërore i ka përfituar me 1 euro, ku edhe ka ngritur ‘mbretërinë’ e tij të shfrytëzimit të punëtorëve, por jo vetëm.
Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video nga magazina e Gjegj Lucës në Elbasan, atje ku edhe është fabrika kryesore. Siç edhe shihet nga pamjet në magazinën e açugeve, fuçitë kanë zënë miza.
Sipas denoncimit aty janë açuget, të cilat pas paketimit, shpërndahen për shitje.
“Kam një video që tregon sesi ky Luca i famshëm, që na ka lodhur me videot e tij, përgatit açuget. Në Elbasan, açuget përgatiten në kushte të tmerrshme, plot me insekte të ngordhura. Nuk besoj se AKU-ja do t’i shkojë atij, por për të mirën e shëndetit publik, le t’i informojmë njerëzit që të dinë se çfarë po konsumojnë. Z. Luca, në vend që të merret me “shoë”-n e tij të zakonshëm, le të shikojë çfarë i serviret shqiptarëve dhe të huajve te Fish City. Magazina ku depozitohen açuget, për t’u paketuar më pas për shitje, është gjithashtu në kushte të papranueshme.” – shkruan denoncuesi./Nga JOQ