Zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen penale për shpërdorim detyre ndaj Erjon Veliaj për martesën e paligjshme në bashki.
Ne Gjykaten e Apelit te Posacem kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen penale për shpërdorim detyre ndaj Erjon Veliaj për martesën e paligjshme në bashki.
Pas legjitimimit te paleve ka filluar shqyrtimi i ankimimit të aktivisteve të Mexhlis ndaj vendimit te SPAK per të derguar për kompetence padinë penale ndaj Veliajt. Palet paraqiten argumentat dhe gjykata kërkoi disa dokumenta shtese për procesin të cilat iu ngarkuan për ti paraqitur ne seancen vijuese. Seanca e radhes u caktua në date 23 Tetor.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrtohet ankimimi i Mexhlis ndaj vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve ndaj Veliajt dhe dergimit për kompetencë në prokurororinë e Tiranës.
Mexhlis dhe shoqatat “Thirrja në Mirësi”, “Qendra për Kulturën Islame Europiane”, “ Ensar” kanë paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj me objektin shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cënuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes, për lejimin e martesës LGBT në bashkinë e Tiranës.