Lidhje


Kthimi në Apel i vulës dhe logos së PD-së, reagon Basha: Drejtësia po vonon, por nuk po harron

Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e PD.

 

Kështu Gjykata e Lartë vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

 

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

 

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojne drejtesine dhe te tjeret qe i tremben forcimit te opozites”, thuhet në reagim.

 

Burimi:  Ora News

XS
SM
MD
LG