Lidhje


Qeveria vazhdon të ndjeki politika antishqiptare, 6 familje në zonën e Laprakës pritet të mbeten në qiell të hapur

6 familje të këtij pallati në zonën e Laprakës në Tiranë, pritet të mbeten në qiell të hapur pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i ka njoftuar se do u shembë banesat. Banorët që jetojnë pranë zonës ku po ndërtohet unaza e madhe e Tiranës, kanë treguar në një intervistë për TVA News, se pallati i tyre nuk preket e fare nga gjurma unazës dhe arsyeja e shembjes është e paqartë. Atyre fillimisht është kërkuar 2.7 metër nga shtesa e pallatit, gjë për të cilën kanë rëndë dakort duke marrë dhe shpronësimin.
 
 
Por në datën 16 tetor 2024, IKMT i ka dërguar një shkresë me anë të së cilës i kërkon që brenda 5 ditëve të lirojnë shtëpitë e tyre, pasi i gjithë pallati do të shembet. Banorët nuk janë dakort me këtë gjë dhe hedhin dyshime se pallati po shembet me qëllim që në këtë truall, të ndërtohet një pallat i ri.
 
 
Ata kërkojnë të dinë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të papritur, pasi thonë se janë me dokumentacion të rregullt./tvanews
XS
SM
MD
LG