Lidhje


Banorët denoncojnë ndotjen në një nga lagjet e Tiranës

Në zonën e Kombinatit, pranë ish-komisariatit nr. 6, banorët po përballen me një situatë alarmante për shkak të makinave të bllokuara, të cilat kanë shkaktuar ndotje të rëndë, përhapje mikrobesh dhe aroma të pakëndshme. Prindërit, të shqetësuar për fëmijët e tyre, raportojnë se zona është bërë e pabanueshme, ndërsa disa prej tyre kanë frikë t’i nxjerrin fëmijët jashtë për të luajtur për shkak të insekteve dhe ndotjes. Ata kanë bërë disa ankesa në Ministrinë e Transportit Rrugor, por situata vazhdon të neglizhohet, duke rritur shqetësimin dhe frikën për përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
 
Banorët kërkojnë veprim urgjent për të larguar makinat dhe për të pastruar zonën.
 
 
Denoncimi i qytetarit:
 
 
Pershendetje joq, Pamjet qe shikoni jane ne kombinat te ish komisariati nr.6
 
 
Jane makina te bllokuara qe i kan lene ktu. Nuk durohen aromat e kqia,mikrobet dhe ndotja qe esht ber,po ashtu ja kemi derguar dhe ministrise te transportit rrugor! JU LUTEM NA JEPNI NJE ZGJIDHJE SEPSE ASNJE NUK PERGJIGJET DUKE NEGLIZHUAR SITUATEN. KEMI FEMIJE DHE SI LEME DOT TE DALIN TE LUAJN
I kam para deres shpis me dy fmij tporsalindur vetem mikrobe mshellin mkap frika me i nxjerr jasht. I nxjerr fmit nga komshija se gjarprinj e ca nk dalin nga aty malarhe./JOQ
XS
SM
MD
LG