Gjykata speciale lë në qeli Ilir Metën pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve, detyrim paraqitje për Kryemadhin!
Kërcënimet, shantazhet dhe presionet në sallën e gjyqit nuk kanë “pirë ujë” për ish-presidentin Ilir Meta. Gjyqtar Erjon Çela, pasi dëgjoi për afro 4 orë palët, ka vendosur që të mos ndryshojë masën e sigurisë për 3 prej tyre.
Ish-Presidenti i Republikës do të qëndrojë në qeli, ndërkohë bashkëpunëtorët e tij Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku dhe Pirro Xhixho do të hetohen në detyrim paraqitje. Pra kemi ndryshim vetëm për Xhixhon, nga arrest në shtëpi, në detyrim paraqitje.
Seanca ndaj Metës dhe 3 të tjerëve ishte planifikuar në mëngjes, por u shty sepse ish-presidenti kërcënoi prokurorët. Përballë tij ishin Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Ish presidenti me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”./