Lidhje


Manastirliu e shpalli hero gjatë Covidit, policia ndalon mjekun Pëllumb Hysko që ngacmoi seksualisht pacienten

Policia e Tiranës ka ndaluar mjekun radiolog Pëllumb Hysko pas rasti skandaloz të publikuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Stop” në Klan. “Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se: Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin Pëllumb Hysko, 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal”, njoftoi policia.

 

Po ashtu raportohet se tekniku laborant Artur Zeko është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

 

Kujtojmë se spitali “Shefqet Ndroqi” reagoi pas publikimit të rastit tronditës në emisionin investigativ STOP në Tv Klan ku mjeku Hysko ngacmonte seksualisht një paciente.

 

Në reagim thuhet se mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. 

 

Pezullimi i tyre vjen pas publikimit në emisionin “Stop’ ku mjeku shfaqet duke ngacmuar seksualisht pacienten.

 

Vajza është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart.

 

Në këtë pikë një paciente që ka probleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku Pëllumb Hysko nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre.

 

Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë

 

Deklaratë e Spitalit “Shefqet Ndroqi”:


Pas publikimit të rastit tronditës në emisionin “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent.
Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre.


Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen perpara situatave te shemtuara qe kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish.
Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut./

 
XS
SM
MD
LG