Qytetari denoncon: Firmat e ndërtimit po ndërtojnë rrugët me inertet që groposin në tokë
Thursday, 24 October 2024 08:52

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese lidhur me ndërtimin e rrugëve në Shqipëri, veçanërisht në kompleksin Orion, ngjitur me lumin Lana. Ai ka vënë në dukje se firma ndërtuese po mbulon mbeturinat duke i fshehur ato në toka që janë hapur për ndërtimin e një rreth rrotullimi. Sipas denoncimit, kjo praktikë sjell prishjen e rrugëve dhe infrastrukturës së zonës. Qytetari kërkon zgjidhjen e kësaj situate dhe thekson nevojën për mbikëqyrje më të mirë mbi ndërtimet dhe menaxhimin e mbeturinave, në mënyrë që të ruhet cilësia e jetesës për të gjithë qytetarët.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem publikojeni pak ja perse prishen rruget e shqiperis tone te dashur sepse firmat e ndertimit mbullojn mbeturinat duke I fshehur ne toky aty ku esht hapur kjo gropa dhe esht mbushur me plera kartona e tjere do behet rruge me sakte nje rreth rrotulimi I lanes se re . Ketu jemi tek kompleksi Orion ngjitur me lanen dhe esht normale qe kur te behet rruga do rezistoje pak kohe dhe do deformohet. Kjo esht nje nga gropat qe po ju tregojn se te tjerat jam mbuluar me dhe. Publikojeni ju lutem anonim se na vrasin/JOQ