Lidhje


99 mijë € resorti e 18 mijë € shpenzime mjekësore në Austri/Transaksionet Meta-Kryemadhi

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion listohen trajtimet mjekësore të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, në Austri. Sipas SPAK, ndërhyrjet me kosto të larta, ata nuk i kanë deklaruar. Hetimet në lidhje me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dite nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në funksion të hetimit lidhur me objektin e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri dhe shtetasit Idajet Beqiri, u bë verifikimi i pretendimeve të kallëzuesve, se këta shtetas kanë fshehur shpenzimet lidhur me trajtimet mjekësore dhe estetike që kanë kryer në klinika jashtë vendit dhe konkretisht me shkresën që mban datën 10 Tetor 2022 i është kërkuar autoriteteve gjyqësore- austriake, të dhënat dhe dokumentacionin shëndetësor që lidhet me pacientët Ilir Metaj (Meta), Monika Kryemadhi, Bora Metaj, Besar Metaj dhe Era Metaj, të dhënat për dokumentacionin financiar duke përfshirë fatura shpenzimi, mandate arkëtimi, mandate bankare, identifikim të numrave të llogarive bankare nga ku janë bërë transfertat, informacion mbi mbajtësin e llogarive bankare, etj.

 

Këto të dhëna u kërkuan të merren pranë një klinike private dhe në spitalin shtetëror të Vjenës. Në përgjigje të letërporosisë Prokuroria e Vjenës ka përcjellë dokumentacion me të dhënat si vijon: Në bisedën e datës 9 Nëntor 2014 që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Mirza Alibegajn nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, i kërkon që të presë biletën e avionit vajtje-ardhje për Ilir Metën. Nga këqyrja e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Ilir Metës dhe Mirza Alibegaj rezultoi se Meta ka dalë nga Shqipëria në datën 11 Nëntor 2014, duke udhëtuar me linjën Austrian Airlines, dhe është kthyer në datën 16 nëntor 2014 me Austrian Airlines.

 

Nga verifikimi i llogarive bankare që Monika Kryemadhi ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk rezulton asnjë pagesë në vlerën 7.984 Euro në vitin 2014. Iu kërkua autoriteteve gjyqësore te Republikës së Austrisë, thotë SPAK informacion mbi shpenzimet financiare te kryer në qendrën Lanserhof nga Monika Kryemadhi, Ilir Metën e fëmijët gjatë periudhës 21 mars 2013-16 maj 2013, ndërkohë që një pjesë e shpenzimeve me shumë mbi 300 mijë lekë duhet të deklaroheshin si zë më vete. Nga këqyrja e aktit të ekspertimit rezultoi se zyra e rezervimit të qendrës Lanserhof lanxëhof i ka kërkuar Monika Kryemadhit nëpërmjet email- it, që të bëjë parapagim për rezervimin dhe bashkëlidhur email-it i ka dërguar të dhëna për llogarinë bankare të Lanserhof. Këto të dhëna, Monika Kryemadhi po atë ditë ia ka dërguar Mirza Alibegaj.

 

Në datën 27 Tetor 2014, në bisedën e zhvilluar midis Monika Kryemadhit dhe Mirza Alibegaj, kjo e fundit i shkruan: Konfirmojmë marrjen prej llogarisë tënde bankare të shumës prej 7,984 Euro për katër persona ku ju keni rezervuar dy javë nga 2 Nëntor deri në 16 nëntor dhe tre personat e tjerë nga data 9 9ëntor deri në 16 nëntor. Pacienti Bora Metaj… ka paguar cash në datën 22 Mars 2013, shumën prej 8.114 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim. Në po të njëjtën ditë, pacienti Ilir Meta për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar cash shumën prej 7.341 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim. Pacienti Monika Kryemadhi ka paguar shumën prej 1.474 Euro. Pagesa nuk jep detaje për mënyrën se si është kryer. Nga shqyrtimi i deklaratave periodike/vjetore të shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi për vitin 2013 rezulton se janë deklaruar pakësim i gjendjes cash me 10.000 Euro dhe pakësim i gjendjes së llogarisë së pagës në vlerën 243.000 lekë. Në rubrikën shpenzime të deklarueshme nuk kanë deklaruar shpenzime mjekësore në vlerën 17.429 Euro të shpenzuara/TCH

XS
SM
MD
LG