Lidhje


“Rrugaç! V'rasës! Kush të bëri ty deputet”/ Takimi me Ramën, Beleri pritet me ofendime në Tiranë

“Turp të kesh! Rrugaç! Kush të futi ty deputet?! Këto kanë qenë fyerjet me të cilat është përballur Fredi Beleri teksa ishte pjesë e një grupi eurodeputetësh të cilët kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.I  pyetur nga gazetarët nëse është takuar me kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm, Beleri nuk pati asnjë reagim.

 

Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

 

Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga kalimtarë të rastit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, Belerit i kujtohet nga një qytetar Fatmir Shehu, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar. Po kështu ai është përballur me fyerje dhe akuza.

 

“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën./News 24

 

Më pas ai i është afruar derës së Kryesisë së Kuvendit për të hyrë brenda, por e ka gjetur të mbyllur. Takimet e eurodeputetëve me komisionet parlamentare kishin nisur ndërkohë.

 

10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

XS
SM
MD
LG