Lidhje


Masakra me 4 të vrarë në Shkodër, autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa qëllojnë edhe dy të pafajshëm

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një atentat të ndodhur në zonën e Dobraçit, duke lënë pas dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë pasditen e sotme. Viktimë ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Flutura Basha, një kalimtare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor. Ndërsa janë plagosur rëndë Arlind Bushati, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti i kalimtares që humbi jetën, Bashkim Basha.


Ka qenë ora 15:50, kur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz me targa kroate, në lëvizje, me të cilin qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. 
 
 
Nga plumbat, automjeti që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.


Më pas makina është përplasur dhe me murin rrethues të një banese. Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Drejt Shkodrës dhe drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.


Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një prej viktimave ndodhet ende në tokë.
 
 
Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor
Të vrarë
Hamza Lici - Vëllai i Ibrahim Licit
Flutura Basha - kalimtare e rastit - 66 vjeçe
Të plagosur rëndë
Arlind Bushati - Djali i Xhemal Bushatit - 32 vjeç
Bashkim Basha - bashkëshorti i Fluturës - 67 vjeç/reporttv
XS
SM
MD
LG