Lidhje


Pensionistët, kategoria më e gënjyer e shoqërisë/U mbante pensionistëve lekët nga pensioni.E pëson arkëtarja e postës

Më 17 Tetor 2024, Stop transmetoi një denoncim për Postën Shqiptare, Filiali Durrës. Një pensionist i cili e tërheq pensionin në sportel tregoi se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë i mbahet çdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.

 

Me kamera “Stop” provoi se arkëtarja Afërdita Lara e jepte pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë se kështu funksionon në këtë postë. Pas pensionistit tek arkëtarja shkoi gazetarja e “Stop” dhe në këtë pikë, arkëtarja shkruan në sy të gazetares “tarifë e marrë”.

 

Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve i sugjeroi pensionistit të transferohej me e-Albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.

 

Pas transmetimit të këtij rasti, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare i komunikon emisionit “Stop” se për arkëtaren janë marrë masa, duke e lëvizur nga pozicioni i punës e duke e paralajmëruar për pushim nga puna.

 

Zamira Çela, specialiste: Pasi Posta Shqiptare u njoh me problematikën e trajtuar në emisionin investigativ “Stop” morri masa të menjëhershme ndaj punonjëses së Zyrës së Pensioneve Durrës për lëvizje pozicioni dhe njëkohësisht iu dha vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga puna. Raste të tilla të mos përsëriten më, jo vetëm me anë të kësaj punonjëse, por të asnjë punonjësi të Postës Shqiptare të mos kemi raste të tilla. Falenderojmë emisionin investigativ “Stop” për informacionin në lidhje me këtë rast flagrant të ndodhur në zyrën postare Durrës nga Punonjësja e Postës Shqiptare./ tvklan

 
XS
SM
MD
LG