Elbasan, arrestohen 7 pedagogë/ Dyshohet se merrnin para nga studentët, në pranga edhe sekseri
Detyrim Paraqitje është masa e sigurisë që u vendos për 7 pedagogë të Universitet të Elbasanit të cilët akuzohen për korrupsion. Denoncimi i studenteve ka sjellë edhe hetimin e pedagogeve të Ciklit të Ulët të cilët merrnin para në këmbim të kalimit të provimit. Gjithashtu se bashku me ta është në hetim edhe sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.
7 pedagogë janë lënë me masë sigurie detyrim paraqitje dhe janë pezulluar nga puna në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Me urdhër të prokurorit të këtij qyteti, 7 pedagogët e Shkencave të Edukimit akuzohen për korrupsion dhe ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje, teksa universiteti i ka pezulluar nga detyra. Bëhet fjale për pedagoget.
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Ndërkohë lidhja mes pedagogëve dhe studentëve dyshohet se kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj , i cili luante rolin e sekserit. Hetimet mësohet se kishin disa muaj që kishin nisur, përkatësisht gjatë sezonit të vjeshtës. Kanë qenë studentët ata të cilët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese. Këtë të premte në ambientet e universitetit të Elbasanit kanë qenë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë sekuestruar dokumentacionin që mund ti shërbejë hetimit. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast, ndërsa pedagogët nën hetim janë pezulluar nga detyra./lapsi