Lidhje


I biri humbi jetën nga shpërthimi me tri*tol, nëna e Enea Thomaraj me lot në sy: Nuk e di si jetoj pa të, ngado më del fytyra e tij

Në pjesën e parë të emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel u trajtua historia e Enea Thomarajt, i cili humbi jetën tre muaj pas shpërthimit me tritol në banesën e tij në Elbasan. Në studio ishte babai i tij, Artur Thomaraj, i cili ndër të tjera rrëfeu dhimbjen për humbjen e djalit të tij, që e konsideronte si bashkudhëtar dhe shok. Ndërkohë nëna e tij, Luljeta Thomaraj me lot në sy rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe faktin që çdo ditë shpreson t’i hynë në derën e shtëpisë djali i saj. 

 

“Ne kemi 35 vite që jetojmë në këtë shtëpi. Kam vuajtur 5 vite me astma, më kanë ikur edhe dy fëmijë përpara këtyre, të vegjël. Nga që kam qenë me astma nuk jetonin. Pasa disa vitesh vendosëm të bënim një fëmijë dhe ai është Enea. Djali që sot nuk e kam më. Pas 8 vitesh vendosëm të bënin dhe një fëmijë tjetër. Ishin shumë të afërt derisa na ndodhi kjo. Ka qenë data 14 korrik, në orën 2:15, ngrihet për të shkuar në tualet, në atë kohë shpërthen tritoli te shtëpia përballë. U ngrita me vrap dhe e pashë në korridor.

 

Nga Elbasani ika në Tiranë dhe në Tiranë kam jetuar tre muaj e ferrit, për atë djalë. Edhe doktorët dhe infermieret qanin me mua. Filloi të reagonte, i mbante mend. Janë kujdesur shumë, prisja të merrja ndonjë haber të mirë. Ishte kësmeti i djalit tim të mos jetonte. Kudo ku shkoj shoh fytyrën e tij. Shoh derën mos më vjen djali. Më ka prerë krahët, se di si jetoj, zemra e nënës. S’ka dhimbje më të madhe. Të merret jeta brenda në shtëpi, se di çfarë të them unë e shkreta. Vetëm kjo më ka ngelur peng”, rrëfeu në sy Luljeta Thomaraj. 

 

Nëna e Eneas: Në orën 2 e njëcerek ai ngrihet për të shkuar në tualet. Në atë kohë shpërthen tritoli tek komshia përballë. U ngrita me vrap… (qan) e shikoj djalin… nga Elbasani ikëm në Tiranë. Atje kam jetuar tre muaj e ferrit Edhe infermieret e doktorët qanin. Kur u zgjua, një grua që kishte të shoqin aty i tha do të shërohesh, ty të do gjithë shqipëria.

 

Ishte kismeti i çunit tim që të mos jetonte. Ngado që iki më del fytyra e tij. Tani që kam derën hapur, më duket sikur do të vijë djali. Unë nuk e di sesi jetoj pa atë. Nuk ka dhimbje më të madhe… të të merret jeta në shtëpinë tënde, çfarë t’ju them unë e shkreta, kjo më ka mbetur peng.

 
XS
SM
MD
LG