Lidhje


Masakra në Shkodër, një orë para ngjarjes u ndërpre energjia elektrike/Kamerat në vendngjarje, të koduara

Ky person që shihni në pamjet e filmuara nga një kamera amatore, vetëm pak minuta pas atentati me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur në Shkodër, është duke u kërkuar nga polici.

 

Ai dyshohet se është personi i tretë që udhëtonte me makinën së bashku, me dy viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Sic mund të shihni në videon e filmuar nga qytetarët, ai qëndron fare pranë makinës së viktimave, dhe shfaqet i gjakosur në duar dhe fytyrë.

 
 
Policia e Shkodrës ende nuk ka identifikuar atentatorët e masakrës së Dobraçit, ndodhur më 30 Tetor, as porositësin e atentatit. Grupi hetimor ka hasur vështirësi në sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, pasi disa kamera kanë rezultuar të koduara, ndërsa të tjera nuk kanë server për ruajtjen e pamjeve. Sipas mediave thuhet se një orë para se të ndodhte ngjarja në zonë është ndërprerë energjia elektrike.
 
 
Gjithashtu kujtojmë se një vit më parë, policia kishte çmontuar kamerat e paligjshme të vendosura nga grupet kriminale, por duket se në Shkodër situata është ndryshe, duke ndikuar në hetimet aktuale. Gjatë kontrollit në automjetin e dyshuar, tip Benz S Class, janë gjetur tre armë zjarri, duke ngritur dyshime për praninë e një personi të tretë që mund të ketë shpëtuar.
 

Nuk dihet nëse shenjat e gjakut janë shkaktuar si pasojë e nxjerrjes së trupave nga automjeti tip Benz me targa kroate, apo për shkak se ka mbetur i lënduar nga breshëria e plumbave.

 

Ndonëse deri tani policia nuk ka një njoftim zyrtar rreth identitetit të këtij personi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

 

Kjo e dhënë pritet të provohet pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave ende nuk janë hapur, pasi rezultojnë të koduara. Për këtë arsye policia i ka dërguar ato për ekspertizë.

 

Në atentat mbeti i vrarë vëllai i Ibrahim Licit, Hamzai, miku i tij Arlind Bushati dhe Flutura Basha, që po kalonte aty rastësisht së bashku me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur./tvklan

XS
SM
MD
LG