“Kaldajat s’i ndezin, edukatoret e Rrëshenit kërkojnë nga 20 mijë lekë për mjete dhe ngrohëse”
Thursday, 07 November 2024 19:51
Një prind nga Rrësheni ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm lidhur me një kopësht të qytetit, ku fëmijët e vegjël, disa prej të cilëve janë nën 3 vjeç, po përballen me probleme të mëdha. Sipas denoncueses, ngrohja në kopësht është e pamjaftueshme: kaldajat ndizen vetëm pas datës 20 Nëntor dhe mbahen ndezur vetëm për 4 orë në ditë, ndërkohë që ambientet mbeten të ftohta për fëmijët. Në kontrast, ajo thotë se institucionet e Bashkisë mbajnë kondicionerët të ndezur vazhdimisht dhe të vetmit që sëmuren nga i ftohti janë fëmijët e vegjël të kopshteve.
Përveç kushteve të papërshtatshme, prindërit kanë shprehur shqetësim edhe për shpenzimet e tjera që iu kërkohen. Edukatoret, sipas tyre, vazhdojnë t’u kërkojnë prindërve të blejnë sende të ndryshme për përdorimin personal të fëmijëve, si dhe për ngrohjen e kopështit, pavarësisht se kjo është përgjegjësi e institucioneve dhe Bashkisë.
Prindërit e fëmijëve janë të shqetësuar pasi shumë prej tyre ndodhen në situata të vështira financiare dhe nuk mund të mbulojnë këto shpenzime të tepërta. Ata kërkojnë që Bashkia të marrë përgjegjësinë për shërbimet e ofruara dhe të sigurojë që shpenzimet për mirëmbajtjen dhe ngrohjen të mbulohen nga buxheti publik, dhe jo nga xhepi i prindërve.
Denoncimi i prindit:
Mirmengjesi doja te mbetesha anonim por ne kopeshtin rreshen kaldajat ndizen vetem me dt.20 nentor ku aty rrine femije te vegjel nen 3vjec dhe kur ndizen vetem 4ore i mbajne ndezur pastaj nuk i ndezin kur ne insitucionet e bashkise kondicioneri esht nonstop i ndezur ne po i marrim femijet te semur nga kopeshti edukatoret per cdo gje na bejn listen per blerje te sendeve vetjake dhe per ngrohesin e kopeshtit nuk e kuptoj se cfar duhet ti paguajm bashkise ku cdo gje i qojm vete me shpenzimet tona jemi dhe pa pune skemi me ca ti paguajme. E kan blere nje sa nje ane muri po na kerkojne leket/JOQ