Lidhje


Gazetarja e TCH: Ibrahim Lici më dërgoi SMS nga Turqia, më çoi emra policësh

Në studion e emisionit “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i të cilit u vra pak ditë më parë në masakrën e Dobraçit. 

 

Gazetarja tregoi bisedën, ku Lici akuzonte me emër, punonjës të policisë apo ekspertëve të vendngjarjeve, që kishin manipuluar ngjarjet që ai akuzohet si i përfshirë. Hoxha tregoi se gjatë bisedës, i kërkoi Licit që ai të dorëzohej dhe të raportonte publikisht për ato që ai pretendonte.

 

“Ibrahim Lici më shkruan nga Turqia. Më dërgon fotografinë e pasaportës. Unë jam ibraim Lici thotë, e marr si shaka i them kush jeni ju. Unë jam thotë, në atë bisedë dhe atë çfarë ka shkruar ky person i kërkuar, akuzon policinë, ekspertë të vendngjarjeve, prokurorinë që sipas tij manipulonin ngjarjen.

 

Do dëshiroja që ky njeri të dorëzohej dhe ato që ka shkruar në telefonin tim t’i tregonte. Zyrtarë policie me emër mi ka shkuar për manipulim ngjarjesh dhe Shkodra nuk është marrë asnjëherë seriozisht. Shkodra është si Vlora në 2015 qe kishe frikë të lëvizje të qytet”- tha gazetarja Anila Hoxha. 

 

Gazetarja dha detaje edhe për masakrën e rëndë të ndodhur pak ditë më parë me 4 viktima në lagjen Dobraç.  Për Alind Bushatin, gazetarja tha se ai ishte i varur nga lojërat e fatit, ndërsa fati i keq i Hamza Licit sipas saj, ishte vetëm sepse ishte vëllai i Ibrahim Licit.

 

“Vëllai i Ibraim Licit ishte 23 vjeç, i paskeduar. Fati i keq ishte që ishte vëllai i Ibrahim Licit. Shteti shqiptar dështoi për ta ekstraduar. Sot vazhdon të jetë i kërkuar për një vrasje. Po fajdet, e dini çfarë bëhet me fajdet sot?

 

Shoku i vëllait të Ibrahim Licit që u vra, edhe ai siç tregojnë njerëzit jashtë kamerës, ai ishte dikur me Bajrat. Kishte varësi me lojërat e fatit. Dënoi shteti ndonjë për fajdet? Dështoi!

 

Lojërat e fatit të çojnë që do marrësh borxh te kriminelët dhe ata nuk të falin. Në Shkodër të vendosin gjoba, Shkodra duhet marrë seriozisht për tenderat. U masakrua punonjësi i bashkisë Shkodër dhe thotë nuk kam parë asgjë nuk di gjë” – tha gazetarja. /TCH

XS
SM
MD
LG