Gripi prek fëmijët, Brati: Ka nisur qarkullimi. Problem temperatura shumë e lartë
Saturday, 16 November 2024 15:48
Mjekët pediatër po përballen me fluks të lartë vizitash në javën e fundit. Problematikat shëndetësore tek të vegjlit janë disa, por predominojnë virozat, dhe gripi që ka nisur qarkullimin sezonal. Temperatura sipas mjekëve është ajo që po i mundon më shumë të vegjlit.
“Raste me grip ka. Shënjat predominuese janë temperaturat, gjendja e lodhjes, dhimbja e kokës”,-tha pedriatja Sonila Brati. Ashtu si për të rriturit edhe për fëmijët mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës kundër gripit për ti mbrojtur ato nga format e rënda.
Mjekët pediatër, thonë se qarkullimi i shumë viruseve dhe mbivendosja e tyre po e vështirëson më shumë situatën shëndetësore tek disa fëmijë. Mes pacientëve të vegjël nuk mungojnë as rastet e bronkopneumonive dhe pneumonive, që kërkojnë trajtim të zgjatur , ndonjëherë edhe shtrim në spital./EN