Lidhje


Policia shqiptare godet rrjetin e t"rafikimit që fshihte k"okainën në lëkurë bagëtish

Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine që shpërndahej në tregun evropian. Shtatë shtetas shqiptarë dhe tre latino-amerikan nga Kolumbia dhe Venezuela janë arrestuar. Gjithashtu, gjatë këtij aksioni është sekuestruar një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës, në një fshat të Fushë Krujës, afër aeroportit të Rinasit, por edhe portit të Durrësit.

 

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar edhe dy ambiente ndihmëse të laboratorit, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës. Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se u sekuestrua material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor.

 


Gjithashtu është sekuestruar rreth 6 kilogramë kokainë si një sasi e konsiderueshme parash, euro, lekë dhe peso kolumbiane.

 

Policia shqiptare ka gjetur edhe 89.5 kilogramë përzierës të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.

 

"Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelasit, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin ‘ekspertët’ që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si ‘lëkurat e bagëtive’ e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

 

Prokuroria thotë se laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.

 

"Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimikë, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare", thotë SPAK-u.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron këtë operacion si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

 

Ai theksoi se suksesi i këtij hetimi ka treguar se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.

 

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri arrestohen shtetas nga Amerika Latine, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Në 2015 u arrestuan dy shtetas kolumbianë në operacionin "XIbraka" në Elbasan, ku u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Dhe në atë kohë u ndoq thuajse e njëjta teknikë, kokaina hynte në Shqipëri e tretur në rroba dhe më pas shtetasit e huaj e ndanin dhe e përpunonin./

XS
SM
MD
LG