Lidhje


Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, ku shtetasi E. D., 32 vjeç ka qenë në banesën e tij në momentin e ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

 

Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Burimi:Ora News

XS
SM
MD
LG