Lidhje


Tragjike/Vdes 14-vjeçari pasi u qëllua me thikë në gjoks dhe bark nga bashkmoshatari

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare "Fan Noli" në Tiranë, humbi jetën pas një sulmi me thikë nga dy nxënës të tjerë një vit më të vegjël, menjëherë pas përfundimit të mësimit. 14-vjeçari me inicialet M.C., nxënës i klasës së nëntë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës nga plagët e rënda që mori nga goditjet me thikë në bark dhe gjoks, pasi humbi shumë gjak.
 
 
Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 të së hënës, pas përfundimit të orës së gjashtë mësimore. Dy adoleshentë, nxënës të klasës së nëntë u përleshën me viktimën, i cili ishte gjithashtu në klasë të 9-të, vetëm disa metra larg hyrjes së shkollës.
 
 
Pas një debati të ashpër dhe shkëmbimit të sharjeve midis tyre, njëri nga adoleshentët nxori një thikën dhe e goditi viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Raportohet se i plagosuri u përpoq të kthehej drejt shkollës, por pasi kishte ecur disa hapa, gjendja e tij u rëndua dhe u rrëzua në trotuar, përpara hyrjes së shkollës. Nxënësit e tjerë të pranishëm u përpoqën ta ndihmonin për t'i ndalur gjakderdhjen, por pas disa minutash, ai humbi ndjenjat.
 
 
Prania e fëmijëve të tjerë, të cilët ishin të tronditur dhe disa prej tyre filluan të qanin, krijoi një atmosferë paniku. Disa nxituan të lajmëronin mësuesit, të tjerë thirrën ambulancën dhe policinë.
 
 
Burime për JOQ ALBANIA bënë me dije më herët se ambulanca u vonua për të mbërritur në vendngjarje dhe një zonjë transportoi të miturin në spital me makinën e saj.
 
 
Trafiku i rënduar i Tiranës vonoi mbërritjen e tyre në spitalin e Traumës, dhe fatkeqësisht, plagët e rënda të pësuara rezultuan fatale për të miturin.
 
 
Policia konfirmoi se 14-vjeçari ishte goditur disa herë me thikë. Njëri prej të miturve të përfshirë në konflikt ndodhet në spital me gjendje të stabilizuar, ndërsa i mituri tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
 
 
Mësohet se policia erdhi me vonesë në zonë, në një kohë kur mediat kishin mbërritur në vendngjarje për të raportuar ngjarjen e rëndë./JOQ
XS
SM
MD
LG