Vra*ja e 14-vjeçarit, psikologia Muçaj: Mosha e adoleshencës, mjaft problematike
Tuesday, 19 November 2024 10:25
Psikologia, Arjana Muçaj në një intervistë në Ora News u shpreh se mosha e adoleshencës është mjaft problematike.
Muçaj: Në fakt nuk po kujdesemi sa duhet. Kemi filluar të bëhemi më tepër të dhënë pas vlerave material dhe kemi harruar ato që janë më kryesore për të qëndruar pranë fëmijëve për të dëgjuar fëmijët, për ti mbështetur ata për problematikat që ata kanë.
Sidomos sipas grup moshave në të cilën ata ndodhen sepse çdo moshë ka rëndësinë e vet dhe ajo që është mosha më kryesore dhe më problematike është pikërisht është pikërisht periudha e adoleshencës.
Besoj se kjo është faktori kryesor që vazhdojmë dhe dëgjojmë ende ngjarje të tilla edhe pse nuk do të donim./oranews