Lidhje


Babai i v"rasësit të Martinit nxjerr dëftesën: Im bir është ekselent! Të gjitha 10-ta!

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën si pasojë e një konflikti me thikë, ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Vrasësi Mario Perlleshaj, gjithashtu 14 vjeç, rezulton të ketë qenë një nxënës ekselent me nota të shkëlqyera.
 
 
Babai i tij, Ndue Perlleshaj, i tronditur nga ngjarja, ka nxjerrë dëftesën e të birit për të treguar se djali i tij kishte qenë një nxënës i dalluar. Mario kishte nota maksimale, 10-ta, në të gjitha lëndët në dëftesën e publikuar për mediat.
 
 
 
“Unë nuk di asnjë gjë, as si ka ndodh dhe as çfarë ka ndodh. Unë kam qenë në ndërtim kur ka ndodh problemi, ka kamera. Mos të spekulojmë, unë punoj me djersë, mbaj familjen time. Kush është ai prind që i lë thikë fëmijë?! Ça i ke këto pyetje banale që bën?”,-tha ai.
 
 
“Unë nuk kam fjalë për të thënë për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia. Nuk kam fjalë, do të flas. Le ta marrë ligji në dorë. Djali është i tronditur, i shokuar, ai nuk di çfarë flet. Është në spital, i plagosur”, u shpreh Ndue Perlleshaj.
 
 
“Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Ndue Perlleshaj.
 
 
Ai theksoi se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe se dhimbja që ndien është aq e madhe sikur të kishte humbur vetë djalin.
 
 
Ndue Perlleshaj gjithashtu theksoi se nuk ka pasur ende një komunikim me familjen e Martin Canit, por do ta bëjë këtë, duke shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë.
 
 
“Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit”,-tha Ndue Perlleshaj./JOQ
XS
SM
MD
LG