Stuhia dëmtoi çatinë e llamarinës të Spitalit të Pukës, dalin jashtë funksionit Kirurgjia dhe Materniteti.
Saturday, 23 November 2024 10:57

Moti i keq i një ditë më parë, ka shkarkuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi u dëmtua çatia gjatë stuhisë të shoqëruar me erë dhe reshje shiu. Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.