Lidhje


Motive PRONËSIE/ Me një p.lumb në k.okë V.RANË biznesmenin Eduart Reçi! Si u zbuluan dy vëllezërit?

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë, më 13 nëntor 2024, pranë shtëpisë së tij në rrugën “Gjeneral Nikols”, në kryeqytet. Pas 11 ditësh hetimesh intensive, autoritetet kanë vënë në pranga dy vëllezërit, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv i policisë. Hetimi u mbështet në eksperimentet hetimore dhe analizën e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes, si dhe mbledhjen e provave të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

 

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorëve.

 

Për momentin, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit dhe lidhjet e mundshme të tij me aktivitetet e tjera të viktimës dhe autorëve. 

 

Është zbuluar se Shkëlqim Duka shërbente si oficer i policisë gjyqësore në komisariatin numër 2 të Tiranës. Hetimet zbuluan se viktima kishte pasur një konflikt mbi pronësinë e truallit të ndërtimit, që ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët kishte pasur diskutime lidhur me këtë çështje.

 

 

Njoftimi i policisë
 

 

48 vjeçari së bashku me vëllanë e tij, të dy banues në Tiranë, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal./ballkaweb

XS
SM
MD
LG