Lidhje


Taulant Balla del në bisedat e bandës së Suel Çelës: Ai na do për vota!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 21 masa sigurie për bandën kriminale të Marjus Lulajt, alias Suel Çelës, në Elbasan. Nga këto masa sigurie, 18 janë “arrest me burg”, një është “arrest në shtëpi” për një avokat, dhe dy gazetarë janë nën masën “detyrim paraqitje”.
Ky grup kriminal ishte i përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, përfshirë vrasje, korrupsion dhe trafikun ndërkombëtar të narkotikëve nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.
 
 
Një nga të arrestuarat është ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila ka komunikuar vazhdimisht në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” me anëtarët e bandës së Suel Çelës për të ndihmuar në marrjen e vendimeve në favor të tyre. Ajo gjithashtu ka urdhëruar sulme ndaj gazetarëve që denonconin korrupsionin e saj.
 
 
Në dosjen e SPAK rezulton se vajza e Pajtime Fetahut, Megi Fetahu, është gjithashtu e përfshirë në disa biseda me anëtarë të grupit kriminal, pavarësisht se ndaj saj nuk ka ende masa sigurie.
 
 
Emri i Megi Fetahut, pedagoge në Universitetin e Elbasanit, del në disa episode ku ajo diskuton me anëtarin e bandës Klaus Matishi, dhurata dhe pagesa financiare dhe një plan për të vendosur një person të besuar si drejtor të spitalit të Elbasanit, si dhe për të kontrolluar tenderat dhe aktivitetet narkotike në qytet.
 
 
Një tjetër episod Klaus Matishi (alias Klaus Çopja) i bën lavdërime Pajtime Fetahut, duke e quajtur atë “burreshe” dhe duke e konsideruar si një aleate të fortë për realizimin e interesave të grupit kriminal. Më tej ai thotë se Balla, duke iu referuar ish-ministrit Taulant Balla, “na do vetëm për vota”.
 
 
Bisedat e zbardhura nga SPAK janë kryer nga 2020 e në vijim dhe asokohe Taulant Balla ka qenë drejtues politik i qarkut Elbasan./JOQ
XS
SM
MD
LG