Kapuçi kombëtar, simbol kombëtar që Ismail Qemali e vulosi më 28 nëntor
Nga Adem Avdiu
Komunizmi u mundua të ndryshoj fakte historike duke e paraqitur mëvetësin e Shqipërisë si ndarje armiqësore me perandorin tonë Osmane! Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u bë për të mbrojtur etninë shqiptare në trevat Ballkanike nga hijenat sllavo greke të cilët dëshironin ta eliminonin qenien shqiptare nga trojet e tyre. Kapuçi osmanli që e shqiptarizoi Ismajl Qemajli duke shpallur mëvetësin me të është fakt se armiqësia nuk ishte me Porten e Lartë por me ata që dëshironin zhdukjen tonë si kombë.
Përveç kapuçit osmanli ja dhe dy fakte me rëndësi:
1. "Hafiz Ibrahim Dalliu ishte në ballkonin e shtëpisë ku Refik Toptani ngriti flamurin dhe mbajti fjalimin: O vllazën! Me hidhërim të madh po ju them se e pru puna me u nda prej vëllezërve tanë tyrq...." ("100 vjet" fq 21 nga Blendi Fevziu)
2. Deklarata e Pavarësisë u shkrua në shqip dhe osmanlisht.
Njëashtu lajmërimet për mëvetësi u shpërndan në gjuhën shqipe dhe turke. Për këtë shiko "100 vjet", fq 24 dhe 28