Lidhje


Hidhet në e.rë kanali i ujit Ibër-Lepenci, kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, takoi Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist dhe kriminal në kanalin kryesor të ujit Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut.

 

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend, informoi sot kryeministria

 

Kryeministri Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës.

 

Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

 

 

XS
SM
MD
LG