Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje
Friday, 06 December 2024 09:37

Një makinë është djegur sot në Bypassin e Murrizit. Shkak i djegies së automjetit, sipas gazetarit Mahir Jangulli, është mbinxehja. Policia është në vendngjarje dhe po bën sistemin e qarkullimit rrugor. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në vendngjarje është edhe zjarrfikësi që po shuan flakët e automjetit. Problematikë konstante sjell për makinat ky bypas i cili shfaq një terren mjaft të vështirë dhe sfidues për makinat dhe shoferët.
/report