I d.ënuari në b.urgun e Rrogozhinës shkel lejen dhe a.rratiset: “Drejtori u mbyll gojën të burgosurve”

Një i dënuar që po vuante dënimin në IEVP Rrogozhinë ka shkelur lejen shpërblyese që kishte përfituar dhe është larguar jashtë shtetit. I dënuari, i cili kishte përfituar lejen për herë të tretë, duhej të kthehej në burg të hënën e kësaj jave, por nuk është rikthyer ashtu siç parashikohej. JOQ ALBANIA ka zbuluar se i burgosuri që ka shkelur lejen dhe është arratisur jashtë vendit është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Erjon Markol i njohur ndryshe edhe si Sefer Markola, është arrestuar në vitin 2021 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Markola është dënuar me burg pasi në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë një person. Ai është dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Familjarët e të burgosurve në IEVP Rrogozhinë ngrenë dyshime për mënyrën e dhënies së lejes për një person të tillë, por edhe arratisjen e tij. Ata thonë se drejtori dhe punonjësit e burgut po u bëjnë presion të burgosurve për të mos treguar çfarë ka ndodhur. Madje ata deklarojnë se stafi drejtues i burgut dhe punonjësit marrin rryshfete për të futur sende të paligjshme, (celularë, karta) apo edhe në rastin konkret për të dhënë leje për të burgosur të caktuar.
E duke u ndalur te lejet, familjarët thonë se ato janë të pabarabarta pasi të dënuarit për lëndë narkotike s’marrin kurrë leje, ndërsa ata që kanë kryer vrasje dhe konsiderohen të rrezikshëm dalin sa herë të duan.
Mesazhi i familjarit:
“punonjsit aty dhe drejtori po e mbajn si rast te izoluar dhe ju kan ushtruar dhe presjon qe te mos flasin dhe kjo ndodh pasi marrin lek per cdo gje aty do ju lutesha ta benit publik rastin se na ka ardhur ne maje te hundes me ate administrat/ informacjonin e keni 10/10 por dhe mund ta verifikoni sh kollaj. falemnderit qe jeni e vetmja medja e palekundur”
*Në foto drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose*/joq